PhD.c

Kushtrim Salihu

Assistent
Shkollimi

Kushtrim Salihu ka filluar arsimin profesional në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, ku u diplomua si teknik i infermierisë në vitin 2007.

Studimet e nivelit të lartë i ka ndjekur në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku përfundoi:

  • Studimet Bachelor në Infermieri (2010–2013)
  • Masterin shkencor në Edukim në Kujdesin Shëndetësor (2017–2019)

Nga viti 2021 është regjistruar në studimet doktorale (PhD.c) në Universitetin e Mjekësisë në Sofje, Bullgari, në Departamentin e Kujdesit Shëndetësor.

Përvoja Profesionale

Që nga viti 2017, është i punësuar si infermier në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, ku punon në fushën e shëndetit mendor, me fokus në vlerësimin klinik, ndërhyrjet infermierore dhe mbështetjen psiko-sociale të pacientëve.

Nga viti 2019, ushtron funksionin e asistentit në Kolegjin AAB, në programin e Infermierisë, ku është përfshirë në mësimdhënie dhe mentorim të studentëve në praktikën klinike, etikën profesionale dhe edukimin shëndetësor.

Punimet Shkencore

Ka realizuar disa punime të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare. Punimi në vijim është i indeksuar në SCOPUS:

Punime të tjera ndërkombëtare të rishikuara përfshijnë:

  • “Investigating Nursing Care Quality in University Clinical Centers of Kosovo: A Survey-Based Study on Determinants and Implications for Patient Outcomes”
    https://medisij.com/index.php/mij/article/view/14
  • “The Evolution of Nursing as a Profession in Healthcare”
    Link

Të gjitha artikujt janë të disponueshëm edhe në format PDF sipas kërkesës së institucionit.

Konferencat

Ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ku ka prezantuar punime dhe ka kontribuar në diskutime profesionale në fushën e kujdesit shëndetësor dhe infermierisë.

Vizitat studimore, kulturore dhe paraqitje televizive

Gjatë studimeve doktorale ka zhvilluar vizita akademike në Universitetin e Mjekësisë në Sofje. Po ashtu, ka marrë pjesë në intervista televizive në media të Kosovës, ku ka trajtuar tema të lidhura me zhvillimin profesional të infermierëve dhe rëndësinë e shëndetit mendor në sistemin shëndetësor.