PhD. cand.

Lirije Beqiri

Përgjegjëse për punë praktike dhe aktivitete studentore

Lirije Beqiri e lindur më 10 shtator 1962 në Oshlan, Komuna e Vushtrrisë. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Hasan Prishtina” dhe arsimin e mesëm në shkollën “Ali Sokoli”, të dyja në Prishtinë.

Në vitin 2012, përfundoj studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin Infermieri e Përgjithshme. Më pas, në vitin 2015, përfundoi studimet master në Menaxhim Shëndetësor në Kolegjin Mbretëror “Iliria”, në Prishtinë.

Duke ndjekur rrugën e avancimit profesional dhe akademik, në vitin 2020/2021, regjistrova studimet e doktoraturës në Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor “Angela Boskin” në Lubjanë, Slloveni, ku vazhdoj akoma të thellojë ekspertizën e në fushën e shëndetësisë.

Përvoja Profesionale

Karriera profesionale e Lirije Beqirit ka filluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që në vitin 1980, ku shërbeu si infermire në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale deri në vitin 1988. Më pas, ajo u emërua Kryeinfermiere në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive deri në vitin 2004, e më pas vazhdoi si Kryeinfermiere e Klinikës së Kirurgjisë deri në vitin 2006.

Nga viti 2006 deri në vitin 2015, ajo ushtroi funksionin e Drejtoreshës së Shërbimit të Infermierisë në QKUK, ndërsa nga 2015 deri në 2020 ka shërbyer si Koordinatore e Infermierisë në ShSKUK. Aktualisht, ajo është e angazhuar si ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB dhe anëtare aktive në shumë trupa profesionale dhe shkencore.

Disa nga angazhimet institucionale dhe profesionale

  • Anëtare e Bordit për Menaxhimin e COVID-19 në ShSKUK (2020–2022)
  • Anëtare e grupit punues për manualin e parë për PSO për infermierë – Ministria e Shëndetësisë (2022)
  • Anëtare e grupit për Planin Strategjik të Burimeve Njerëzore në Shëndetësi (2023–2032)
  • Eksperte për Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (2015–2024)
  • Anëtare e Komisionit për Ri-licencimin në OIK
  • Nënkryetare e OIK (2019–2023)
  • Zëvendës redaktore në Komisionin për Veprimtari Botuese të OIK
Aktiviteti Akademik dhe Shkencor

Bashkautore në një sërë artikujsh shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare të indeksuara, si:

  • Nursing Assessment and Management in Multiple Incidents… (IJOMASR)
  • Psychometric Assessment of the Degree of Anxiety and Depression in the Breast Cancer Patients
  • Triage System and Emergency Pediatric Medical Care – IJSBAR
  • Medical Causes and Emergency Basic Care in Road Traffic
  • Postpartum Depression and the Role of Midwives in Its Early Detection
  • Rapid intervention and the use of AED in the management of ventricular fibrillation and cardiac arrest: a literature review

Ka qenë pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore në Shqipëri, Turqi, Slloveni, dhe vende të tjera, duke përfaqësuar Kolegjin AAB dhe institucionet vendore të kujdesit shëndetësor.

Prezantime dhe në Kongrese dhe Konferenca
  • Kongresi i II-të i UISH – “Niveli i empatisë te profesionistët e kujdesit shëndetësor” – Tiranë, 2023
  • Kongresi Ndërkombëtar në Ankara, Turqi – “Planifikimi i forcës së punës infermierore në situata krize” – me logon e Kolegjit AAB
  • Fakulteti i Mjekësisë – “Roli i mamive dhe qëndrimet etike ndaj pacienteve në kliniken obstetrike – gjinekologji (KOGJ) në QKUK” – maj 2023
  • OIK – Kongresi i parë ndërkombëtar – “Menaxhimi i komunikimit të personelit shëndetësor me pacientët, sfidat dhe problemet”
  • Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë të Shëndetit të Ballkanit – “Roli i infermierisë në menaxhimin e rreziqeve në përgjegjësitë e tyre gjatë pandemisë COVID-19”
Vizita dhe Përvoja Ndërkombëtare

Ka realizuar vizita studimore në institucione të njohura si:

  • Qendrat Klinike në SHBA (Arizona), Gjermani (Berlin, Nynberg, Manhajm), Slloveni (Lubjanë, Pirani, Bled), Suedi (Linchoping), Itali (Romë), Zvicër (Gjenevë), Turqi (Ankara, Stamboll, Izmir), Maqedoni dhe Shqipëri.
  • Lirije Beqiri është një profesioniste e shquar me kontribut të gjerë në avancimin e infermierisë në Kosovë, si dhe një emër i njohur në arsimimin dhe formimin profesional të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë. Jam munduar të përfaqësoj me një shembull të përkushtimit, vizionit dhe udhëheqjes në sistemin shëndetësor të vendit.