Dr.Sc.

Milot Krasniqi

Dr.Sc. Milot Krasniqi, është lindur më 13 maj 1987 në Prishtinë, ku përfundoi shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Shkollimi:

Në vitin 2009, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Juridik i përgjithshëm” (https://uni-pr.edu/) me notë mesatare 9.86.

Në vitin 2011 përfundoi studimet pasdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Shkenca juridike-penale”, duke fituar titullin Master i Shkencave Juridike-Penale (Ma.Sc) me notë mesatare 10.

Në vitin 2020, me sukses të dalluar mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik, me temën: “Ndërmjetësimi si mënyrë e zgjidhjes alternative të çështjes penale”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike-Penale (https://uni-pr.edu/).

Gjatë studimeve themelore dhe pasdiplomike ishte fitues i bursës së universitetit dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin “Student i dalluar” nga rektori i Universitetit të Prishtinës. Në periudhën 2008–2010 ishte anëtar i Këshillit të Studentëve dhe i Këshillit të Fakultetit Juridik, duke përfaqësuar interesat e studentëve.

Angazhimi profesional:

Përvoja profesionale e tij filloi në vitin 2009, me angazhim në praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë – Departamenti për Qasje në Drejtësi, Divizioni për Mbrojtje dhe Ndihmë ndaj Viktimave të Krimit (https://md.rks-gov.net/).

Nga viti 2010 deri në 2012 punoi si Zyrtar ligjor në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (https://www.mkrs-ks.org/), ku ishte përgjegjës për hartimin e legjislacionit, ofrimin e opinioneve dhe këshillave ligjore, si dhe përfaqësimin e ministrisë në institucionet e drejtësisë.

Nga viti 2012 deri në 2016, shërbeu si Këshilltar ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (sot Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit) (https://apk-rks.net/). Ai kontribuoi në hartimin dhe rishikimin e legjislacionit kundër korrupsionit dhe përfaqësoi Agjencinë në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2016 u emërua Prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren. Që nga viti 2020, ai ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSKR), ku vazhdon të kontribuojë me përkushtim në fushën e drejtësisë penale.

Në vitin 2024 u zgjodh anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të PSKR-së, funksion të cilin e ushtron aktualisht.

Përveç përvojës së thelluar në praktikën penale, Dr.Sc. Milot Krasniqi është i angazhuar edhe në fushën akademike. Që nga viti akademik 2022/23, është ligjërues në Kolegjin AAB, ku mban lëndët: Të drejtat e njeriut në procedurë penale, E drejta ndërkombëtare penale dhe Praktika juridike penale.

Punimet shkencore dhe konferencat:

 

Dr.Sc. Milot Krasniqi ka të publikuara 2 (dy) punime shkencore të fushës juridike-penale në revista me indeksim ndërkombëtar, si dhe një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë të botuar në revista të paindeksuara në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Po ashtu, përmes kumtesave dhe referimeve, ka marrë pjesë edhe në disa konferenca shkencore në Kosovë, vendet e rajonit dhe jashtë saj.

  1. Krasniqi, M. (2019), Several characteristics of mediation in criminal field in the Republic Of Kosovo,
    International Comparative Jurisprudence,
    Vilnius, Lithuania, Vol. 5 Issue 2.

    https://ojs.mruni.eu/ojs/international-comparative-jurisprudence/article/view/5219/4621
  2. Krasniqi, M. (2012), Several criminal, phenomenological and etiological features of criminal offences of counterfeiting money in Kosovo,
    Iliria International Review, Holzkirchen, Germany & Iliria College, Pristina, Kosovo, Vol. 2.

    uiliria.org/iir/file/11_Milot_Krasniqi.pdf

Punimet tjera shkencore (të paindeksuara):

 

  1. Krasniqi, M. (2015), The right to a fair trial within reasonable time, ICBLAS – Book of Proceedings, Tirana, Albania, No.1.
    http://iipccl.org/wp-content/uploads/2014/11/Book-Proceedings.pdf
  2. Krasniqi, M. (2015), Declaration of assets and gifts as a tool of preventing and fighting of corruption, “Scientific Bulletin”, “Peja”, Peja, Kosovo, No.1.
  3. Krasniqi, M. (2014), The importance of implementation of constitutional principles in criminal procedure, European Academic Research, Buzau, Romania, Vol. II, Issue 7.
    https://euacademic.org/UploadArticle/1022.pdf
  4. Krasniqi, M. (2014), The prevention of conflict of interest as a guarantee of fair discharge of public function, Visions, Skopje, North Macedonia, No. 22/1.
  5. Krasniqi, M. (2014), Liability of legal persons for criminal offences in a context of Kosovo legislation, European Academic Research, Buzau, Romania, Vol. II, Issue 2.
    http://www.euacademic.org/UploadArticle/559.pdf
  6. Krasniqi, M. (2014), The role of Anti-Corruption Agency in prevention and fight of corruption, Advocacy, Kosova Chamber of Advocates, Pristina, Kosovo, Vol. 15.
    http://oak-ks.org/repository/docs/Avokatura_15_133386.pdf
  7. Krasniqi, M. (2013), Free legal aid system in Republic of Kosova, Albanian Justice, Tirana, Albania, Vol. 2.
    http://drejtesiashqiptare.com/?p=2181
  8. Krasniqi, M. (2012), Plea Agreement according to the criminal legislation of the Republic of Kosova, Advocacy, Kosova Chamber of Advocates, Pristina, Kosovo, Vol. 14, pg. 22.
    http://oak-ks.org/cms/data/f1db7ba4956d8b01906d589ad7413d59.pdf
  9. Krasniqi, M. (2012), Mediation as a new approach of alternative resolution of criminal cases, Advocacy, Kosova Chamber of Advocates, Pristina, Kosovo, Vol. 13.
    http://oak-ks.org/cms/data/59202126d246d0b5caf7149b73c88c27.pdf
  10. Krasniqi, M. (2010), The notion of compensation and reparation for crime victims, Lawyer, Student’s Magazine, Faculty of Law, University of Pristina, Kosovo, Vol. 1.

Konferencat:

  • Krasniqi, M. (2023): 11th International Mardin Artuklu Scientific Researchers Conference, 13–15.12.2023, Mardin, Turqi – The right on the defense counsel in criminal proceedings in Kosova.
  • Krasniqi, M. (2015): The right to a fair trial within reasonable time, Konferenca: “Business law and administration, Challenges toward the future,” organizuar nga Tirana Business University dhe International Institute for Private, Commercial and Competition Law (IIPCCL), 17.01.2015, Tiranë, Shqipëri.
  • Krasniqi, M. (2014): Declaration of assets and gifts as a tool of preventing and fighting of corruption, Konferenca: “Strategies of cultural managing of tourism in Kosova and Albania,” revistë shkencore CCP “Peja,” nëntor 2014, Pejë, Kosovë.
  • Krasniqi, M. (2014): The prevention of conflict of the interest as a guarantee of fair discharge of public function, Konferenca: “The right and the political culture influencing factor in building a modern state,” organizuar nga Instituti për Studime Demokratike dhe Juridike, 19.09.2014, Gjilan, Kosovë.
  • Krasniqi, M. (2014): The importance of implementing of constitutional principles in criminal procedure, Konferenca: “Rule of Law and Democracy,” organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, 12–13.03.2014, Tetovë, Maqedonia e Veriut.
  • Krasniqi, M. (2013): Criminal liability for criminal offences against international law according to the Criminal Code of Kosova, Konferenca: “Current issues and trends in International Law,” organizuar nga Beder University, 20–21.05.2013, Tiranë, Shqipëri.

Trajnimet:

Dr.Sc. Milot Krasniqi ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh profesionale në fushat e së drejtës publike, penale, kushtetuese dhe të administratës publike në Kosovë, rajon dhe në vende të ndryshme evropiane. Trajnimet kanë kontribuar në avancimin e tij profesional dhe në përgatitjen për sfidat bashkëkohore të sistemit të drejtësisë.

Angazhimi në mësimdhënie:

Dr.Sc. Milot Krasniqi është një profesionist me përvojë të thelluar në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë, duke përfshirë angazhimin e tij aktiv në fushën akademike. Që nga viti akademik 2022/23, ai është pjesë e stafit akademik në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndë të rëndësishme për studentët e drejtësisë në nivelin Master, si: Të drejtat e njeriut në procedurën penale, E drejta ndërkombëtare penale dhe Praktika juridike penale. Me përkushtim profesional, ai përcjell dijen dhe përvojën e tij te studentët dhe juristët e rinj në sistemin prokurorial të Kosovës.

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.