Prof. Mr. Sc. Nagjije Berbati Kastrati, ka lindur në fshatin Ticë të Skenderajit me 12. 12. 1965. Familja e saj u shpërngul në Pejë në vitin 1968. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundoi në Pejë. Studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti filozofik, dega Letërsi dhe gjuhë shqipe, të cilin e përfundoi në vitin 1995. Pastaj, për një kohë jetoi në Zvicër. Studimet posdiplomike i mbaroi në vitin 2013, në Fakultetin e filologjisë dega Letërsi dhe gjuhë shqipe, tema e studimit të saj ishte ”Interpretimi i letërsisë në shkollën e mesme të lartë”. Nagjija po në këtë vit mbaron edhe trajnimet ”Mendimi kritik gjatë shkrimit dhe leximit” MKLSH dhe pas një viti zgjedhet trajnere profsionale e këtij kursi që organizohej ng KEC-i, nën drejtimin e profesor Dukagjin Pupovci. Profesoresha Nagjije Kastrati këtë detyrë e realizoj me sukses. Për dekada ka qenë udhërrëfyese e korrikulës arsimore dhe bartëse e reformës së re.
Prof. Mr. Sc. Nagjije Berbati Kastrati është mësimdhënëse e lëndës Letërsi dhe gjuhë shqipe që nga vitet e para të pasluftës. Ajo punoi me gjenerata të tëra nxënësish, kryesisht të shkollave të mesme të Pejës. Një kohë ishte edhe ligjëruese e lëndës Shkrim akademik në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë. Prof. Kastrati ka qenë edhe aktore në teatro amatore dhe profesionale. Nën rexhinë e Selami Tarakut ka luajtur rolin e mësueses në dramën “Babai im kullak socialist” së bashku me Xhevat dhe Leze Qenën. Ajo ka shkëlqyer edhe në artin e Leximit shprehës, së bashku me aktorin Mentor Zymberaj ka fituar disa çmime në Pejë, Istog, Prishtinë etj. Ka aktruar edhe nën rexhinë e rexhisorit Nysret Simica në dramën “Miu në xhep”. Dashuria e saj për librin, letërsinë dhe gjithçka sjell ajo ishte dhe është e pakufijshme.
Prof. Nagjije Berbati-Kastrati ndër të tjerat është e njohur edhe si krijuese. Ajo ka provuar veten në gara të ndryshme dhe kokurse poezish e prozash. Është nuhatur nga kritikët e artit për unin dhe stilin e saj të veçantë. Pasi që ka mbi dy dekada e angazhuar në mësimdhënie, për të qenë një hap me kohën e nxënësit e saj ka kryer kurse të ndryshme didaktike e profesionale. Ajo për disa vite ka monitoruar dhe udhëhequr MKLSH-në në shkolla të ndryshme të Pejës me rrethinë.
Prof. Mr. Sc. Nagjije Berbati-Kastrati është autore e katër librave zhanresh të ndryshme si në poezi, prozë të shkurtër, tregime dhe studime të shumta në fushën e teorisë dhe kritikës letrare. https://www.voal.ch/tag/naxhie-berbati/ Prof. Nagjije Kastrati ka botuar në revista të ndyshme në Kosovë dhe Shqipëri. Poezinë e parë ia ka botuar poeti Esad Mekuli, kur ishte ende filloriste, pastaj ka botuar në “Zëri i rinisë”, “Rilindja”, “Bota sot”, “Koha ditore”, https://www.youtube.com/watch?v=TxQ6EhdFuSs “Zemra shqiptare”, https://www.zemrashqiptare.net/news/46999/rp-0/act-print/rf-1/printo.html “Rrezja Shkelzenit”, “Zarfi”, https://zarfiinfo.wordpress.com/2022/11/14/poezi-nga-profesoresha-dhe-poetja-naxhie-berbati-kastrati-peja-ime, “Metafora”, “Sofra poetike” https://sofrapoetike.blogspot.com/2019/12/dy-poezi-nga-naxhie-kastrati.html, “Ex-libris” https://exlibris.al/tag/naxhie-kastrati/, Kultstrofa etj. Ajo është pjesmarrëse e disa antologjive të poezive në festivale të ndryshme poezish si në: “Melihade Deda”, Vushtrri, 1986, 1987, “Azem Shkreli” https://ekonomiaonline.com/neser-e-pasneser-mbahen-takimet-nderkombetare-letrare-azem-shkreli/ që nga 204/2024, “Në gjurmën Naimjane” https://www.youtube.com/watch?v=TxQ6EhdFuSs https://www.facebook.com/100063464711362/videos/intervist%C3%AB-me-poeten-pejane-prof-nagjije-b%C3%ABrbati-kastrati/1819901774751240/.
“Ora e Agimit”, “Ora e lirisë”, Klubi letrar “Podguri”, “Kultstrofa” https://exlibris.al/naxhie-kastrati-merzia-e-vazhdueshme-e-mitrovices/etj.
Në takimin letrar Esad Mekuli ka fituar çmimin Bardi III, https://lidhjashk.com/author/shgalica/page/3/, Në “Ora e lirisë” poashtu çmimin e tretë, në takimin letrar në Podujevë “Ora e Agimit” është zgjedhur në vendin e tretë, në konkursin e përvjetshëm të poezisë që organizon Penqendra “Kultstrofa” ka fituar vendin e tretë, etj. https://newsbomb.al/konkursi-kultstrofa-rudina-cupi-fiton-cmimin-e-pare-aleksander-cipa-te-tretin. Ndërsa këtë vit në takimin letrar “Peja poetike” është zgjedhur “Poetja e vitit 2025”.
Ajo deri tani ka lekturuar dhe përgaditur për botim disa libra për autorë të tjerë dhe për vete:
Veprat e saja autoriale të botuara deri më tani janë:
(Këto dy të fundit janë në botim)
Prof. Mr. Sc. Nagjije Kastrati ka qenë anëtare e klubit letrar “Karagaçi” të Pejës, “Kryetare e krijuesve të rinj pejanë” dhe së fundmi, që nga 2017 është anëtare e LSHK-së në Prishtinë, boton edhe shkrime letrare e publicistike në revistën e saj “Metafora”. Link Link
Ajo tani është mësimdhënëse e lëndës Shkrim akademik në Kolegjin AAB, përkatësisht në Drejtimet juridike dhe Shkencat sociale. Nagjija është nënë e katër fëmijëve dhe jeton në Pejë e Prishtinë.