Rilind Muharremi ka lindur më 2 korrik 1998 në Gjakovë. Ka përfunduar shkollën fillore në “Meto Bajraktari” dhe shkollën e mesme në “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Më pas, ai ka ndjekur studimet universitare në Kolegjin AAB, ku ka diplomuar në nivelin bachelor dhe më pas ka përfunduar edhe studimet master në fushën e teknologjisë dhe informatikës.
Karriera e tij profesionale ka nisur në kompaninë PBC, ku ishte i angazhuar në sistemin shëndetësor elektronik, duke ofruar trajnime dhe asistencë teknike për mjekë, infermierë dhe stafin tjetër shëndetësor në përdorimin e sistemit që vazhdon të përdoret edhe sot.
Më pas, ai punoi për dy vite në kompaninë The Social Plus si programer, ku kontribuoi në zhvillimin e aplikacioneve softuerike për klientë të ndryshëm lokalë dhe ndërkombëtarë. Ai gjithashtu ka punuar si IT në Qendrën e Thirrjeve (Call Center) pranë kompanisë Kujtesa, me fokus në ofrimin e mbështetjes teknike për klientët e biznesit. Roli i tij përfshinte diagnostikimin e problemeve teknike, konfigurimin e shërbimeve dhe garantimin e funksionalitetit të vazhdueshëm të lidhjes dhe rrjetit për përdoruesit biznesorë.
Ai ka qenë pjesë aktive e organizatave joqeveritare, përfshirë iniciativën “Click to Eat”, një projekt inovativ i cili u mirëprit gjerësisht në Prishtinë dhe mori përkrahjen e kryetarit të atëhershëm të komunës, z. Shpend Ahmeti.
Pas kësaj përvoje, ai ka vepruar si freelancer, duke zhvilluar projekte të ndryshme teknologjike për klientë brenda dhe jashtë Kosovës. Aktualisht, Rilind Muharremi është i angazhuar si profesor në British School of Kosova, ku ligjëron lëndë të lidhura me teknologjinë dhe informatikën, si dhe si asistent në Kolegjin AAB, ku kontribuon në zhvillimin akademik dhe mësimor të studentëve.
Po ashtu, ai është bashkëthemelues i firmës “Proarking”, një kompani ndërtimore e cila merret me ndërtime të ulëta dhe të larta, duke ofruar zgjidhje bashkëkohore dhe profesionale në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës.
Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen: