MA.

Valon Jakupaj

Valon Jakupaj është producent dhe regjisor filmash me mbi dy dekada përvojë në industrinë kreative. I lindur më 30 prill 1975 në Gjakovë, Kosovë, ai është shtetas britanik dhe kosovar. Që në fillimet e karrierës së tij është dalluar për përkushtimin ndaj perfeksionizmit dhe pasionin e thellë për tregimin vizual, duke u veçuar në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.

Ai është bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë Gegnia Film, një shtëpi produksioni me seli në Prishtinë, e cila ka prodhuar një numër filmash artistikë dhe dokumentarësh të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Përveç projekteve filmike, Gegnia Film ka realizuar edhe reklama televizive dhe videoklipe muzikore për artistë të ndryshëm. Më shumë informacione mund të gjenden në: www.gegniafilm.com.

Në vitin 2013, ai u përzgjodh pjesë e programit prestigjioz “Producers on the Move” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u ftua të bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit si producent. Ky program i mundësoi ndërtimin e lidhjeve të rëndësishme me producentë evropianë dhe bashkëpunime ndërkombëtare të rëndësishme.

Si edukator, Valon Jakupaj ka dhënë kontribut të çmuar në përgatitjen e brezave të rinj të kineastëve. Ka ligjëruar në Akademinë Evolution gjatë viteve 2012–2015 dhe që nga viti 2016 është pjesë e stafit akademik të Kolegjit AAB, ku mban ligjërata në lëndët “Produksion Filmik” dhe “Reklamë Televizive”.

Aftësi Profesionale

  • Filmbërës: Producent, Regjisor, Drejtor Fotografie (DOP), dhe Editor

  • Aftësi teknologjike: Adobe Premiere, Final Cut Pro, Photoshop, Microsoft Office

  • Pasion personal: Restaurimi i veturave klasike

Edukimi Akademik

  • 2021 – në vazhdim: Kandidat për Doktoraturë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup – Fakulteti i Arteve Dramatike

  • 2015 – 2016: Master në Regji të Filmit dhe Televizionit, Universiteti i Prishtinës

  • 1997 – 2000: BA (Hons) në Film dhe Video, London College of Printing, Londër

  • 1996 – 1997: Diplomë në Studime Televizive dhe Arte, City of Westminster College, Londër

  • Kurse të specializuara në Londër për regji, produksion filmi 16mm, skenar dhe montazh

Filmografi e Zgjedhur

Ka qenë producent, regjisor, DOP apo editor në dhjetëra projekte filmike dhe muzikore, ndër to:

  • “Kangjelet” (2022) – Film artistik në post-produksion (Producent)

  • “Lorena” (2020) – Film artistik në zhvillim (Regjisor/Producent)

  • “The Last Invention” (2018) – Producent/DOP

  • “A Story of Prishtina” (2017) – Bashkë-producent

  • “Plum in the Throat” (2016) – Producent Ekzekutiv

  • “KROM” (2015) – Bashkë-producent (i mbështetur nga QKK Kosovë dhe Shqipëri)

  • “Liberation” (2014) – DOP/Bashkë-producent

  • “Edhe Pesë Minuta” (2013) – Regjisor/Producent

  • Seri filmash të shkurtër dhe videoklipe muzikore për artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Trajnime dhe Specializime

  • 2013 – Kurs i avancuar në kinematografi, Met Film School, Londër

  • 2016 – Kurs në prodhim filmik, London Film Academy, Londër

Eksperienca Profesionale

  • 2001 – Sot: CEO dhe bashkëthemelues i Gegnia Film – shtëpi produksioni dhe shërbime me qira për industrinë e filmit

  • 2009 – Sot: TV Producer dhe kameraman/editor për NATO TV – KFOR, duke prodhuar mesazhe publike dhe spote informuese

  • 2016 – Sot: Lektor në Kolegjin AAB, në lëndët “Produksion Filmik” dhe “Reklamë Televizive”

  • 2012 – 2015: Lektor në Akademinë Evolution në lëndët “Produksion Filmik” dhe “Art & Teknikë e montazhit”

Referenca