M.Sc.

Vjollca Berisha

E lindur me 16 korrik, 1982

Përvojat profesionale dhe kualifikimet:

-Mësimdhënëse në Programin Master Shëndet Mendor në Kolegjin AAB, 2021 – aktualisht

-Psikologe klinike në Klinikën e Psikiatrisë (Reparti për Fëmijë dhe Adoleshentë) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 2005 – aktualisht

-Licencuar si Eksperte Gjyqësore – Psikolog, 2023 – aktualisht; Emëruar Mentore Klinike nga Komiteti i Shkollimit Specialistik për Specializantët e Psikologjisë Klinike, 2022

-Licencuar si Specialiste e Psikologjisë Klinike, 2017 – aktualisht; Psikologe Konsulente në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (2022–2023 dhe 2023–2024)

-Asistente dhe Mësimdhënëse në Kolegjin Dardania në Programin Baçelor të Psikologjisë Aplikative dhe Menaxheriale dhe në Programin Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, 2009–2019

-Psikologe me gjysmë-orari në OJQ “Amici dei Bambini” në partneritet me MPMS, 2008–2012; Asistente Projekti/Përkthyese në “Confirmec” – Projekt i Agjencisë Evropiane për Rindërtim, 2005

-Ka realizuar një numër të konsiderueshëm trajnimesh dhe konsulencash në fushën e psikologjisë, si dhe ligjërata mysafire në Universitetin e Prishtinës dhe kolegje të tjera lokale.

Arsimimi:

PhD Kandidate në Psikologji Klinike, pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, 2019 – aktualisht.

Shkollimi Postdiplomik në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, program 3-vjeçar i cili është përbërë prej 6 pjesëve (Trajnim, Supervizion, Terapi Personale, Praktikë Klinike, Raporte të Rasteve Klinike dhe Provim Specialistik). CPPK – projekt i Divizionit të Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Universiteti i Bazel, Departamentit të Psikiatrisë dhe Psikoterapisë në Universitetin Spitalor Zurich, Departamenti i Psikologjisë Klinike në Universitetin e Amsterdam dhe Kosova Health Foundation në Prishtinë, të përkrahura nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë dhe e financuar nga Agjencioni Zvicërian për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation DEZA), 2013-2017.

Master në Psikologji Klinike në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës (Diplomuar në 2011). Baçelor në Psikologji në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, 2001-2004.

Trajnimet relevante:

DIRFloortime, ICDL, Certifikatë e Profiçiences, 2017.

DIRFloortime, ICDL, Certifikatë Bazike, 2015.

Vijuar Programin e Trajnimit 3-vjeçar në Trauma Terapi në Diakonie Kosovë – Qëndra Psiko-Sociale për Trauma Terapi; trajnim i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, 2013 – 2015.

Vijuar trajnimin në Terapi Kognitive dhe të Sjelljes, të organizuar nga QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Tortures në bashkëpunim me EABCT, 2006-2014

Vijuar Programin e Trajnimit në Terapia Familjare Sistemike në Kosovë; bashkëngjitur ne program në vitin e 2. Trajnerët Ndërkombëtarë të Terapisë Familjare. Fondacioni Medicor. Implementuar nga Kosova Health Foundation, 2011-2014.

Vijuar programin trajnues 3-mujor mbi Fenomenologjinë, Etiologjinë dhe Terapinë për Çrregullimin e Stresit Posttraumatik. Trajnim teorik 12-ditor për PTSD në Institutin për Traumaterapi të Mynihut në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Ludwig-MaximiliansUniversität München”, si dhe stazh dy-mujor në fushen e Trauma-Këshillimit dhe Trauma-Terapisë në Qëndren Psikosociale në Düsseldorf, korrik, 2007 – tetor, 2007

Trajnim/Kurs Bazik në Punë Sociale (60 ECTS Kredite), Universiteti i Prishtinës me përkrahjen nga Projekti i Bankes Botërore për Mbrojtjen Sociale në Kosovë, viti akademik 2004 – 2005

Mirënjohjet:

Pranuar mirënjohje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm profesional në testimet periodike psikologjike për pjesëtarët e njësive të specializuara të PK-së dhe në kontrollimet psikologjike për rekrutët e rinj të PK-së.

Fituar dy bursa pranë Universitetit të Prishtinës (si studente e dalluar gjatë studimeve Baçelor), 2002-2004.

Anëtarësia:

Oda e Mjekëve të Kosovës, 2013 – 2017.

Anëtare e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare, 2005 – aktualisht Anëtare e Bordit të Studentëve – KOAPS (Asociacioni Kosovar i Studentëve të Psikologjisë), 2002- 2004.

Konferencat:

Pjesëmarrje aktive në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Horizontet e Reja në Shkencen dhe Praktiken Psikologjike me rastin e 50-Vjetorit të Institutit të Psikologjisë në Shkup, 3-5 qershor, 2024. Pjesëmarrje pasive në konferencat e shumta lokale dhe ndërkombëtare.

Publikimet:

Ahmeti Pronaj, A., & Berisha Avdiu, V. (2019). Challenges in Supervision in Family-Oriented Approaches in Prishtina, Kosova: Meta-Talk, Peer Support, and Co-Supervision as Partial Solutions. In L. L. Charlés &Th. S. Nelson (Eds.), Family Therapy Supervision in Extraordinary Settings. Illustrations of Systemic Approaches in Everyday Clinical Work (pp. 118-127). Routledge. https://doi.org/10.4324/9781351063029

Arenliu, A., Shala-Kastrati, F., Berisha Avdiu, V., & Landsman, M. (2019). Posttraumatic growth among family members with missing persons from war in Kosovo: Association with social support and community involvement. OMEGA-Journal of Death and Dying, 80(1), 35-48. http://doi.org/10.1177/0030222817725679

Goçi-Uka, A., Deva, U., Berisha-Avdiu, V., Lumezi, B., Qosaj, D., Hoxha, B. Psychometric properties of the Albanian AIDA version in a Kosovar school sample. Eur Child Adolesc Psychiatry (2013) 22 (Suppl 2): S 87-S313.

Gjuhët:

Flet rrjedhshëm gjuhen Shqipe, Kroate, Angleze; lexon Gjermanisht dhe Italisht.