Në lidhje me digjitalizimin dhe përdorimin e sigurt të internetit, Petrit Tahiri nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), ka mbajtur ligjëratë për studentët e nivelit Master të Fakultetit të Shkencave Sociale. Diskutimi u fokusua në çështjet thelbësore të digjitalizimit dhe praktikave të sigurta për përdorimin e internetit, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi sfidat dhe mundësitë që sjell teknologjia në edukim. Ligjërata u karakterizua nga interaktiviteti i lartë i studentëve, të cilët kontribuan me pyetje dhe diskutime të vlefshme. Pjesëmarrëse në ligjëratë ishin edhe profesoreshat Diana Qarkaxhija dhe Lirika Bërdynaj Syla.
Kjo ligjëratë ishte një burim i rëndësishëm i dijeve dhe reflektimeve për zhvillimin akademik dhe profesional.