Pjesëmarrësit e Javës Ndërkombëtare të Stafit pjesë e udhëtimit nëpër Kosovë

15 Maj 2025

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, profesorët nga universitetet pjesëmarrëse ishin pjesë e një udhëtimi nëpër Kosovë, duke ofruar një mundësi të veçantë për shkëmbim ndërkulturor, relaksim dhe njohje të historisë së pasur të vendit.

Gjatë kësaj dite grupi vizitoi Prekazin, ku panë nga afër monumentin dhe muzeun e rëndësishëm që kujton veprimtarinë dhe luftën për liri të familjes Jashari. Ky moment ofroi një reflektim të thellë mbi rezistencën dhe trashëgiminë kombëtare.

Një tjetër ndalesë ishte në Radavc, ku u shijuan bukuritë natyrore të ujërave dhe peisazheve të mrekullueshme. Pjesëmarrësit vizituan Burimet e Radavcit dhe shpellën “Bukuroshja e Fjetur”, një vend i veçantë natyror që ofron frymëzim dhe qetësi.

Pikë tjetër e këtij udhëtimi ishte edhe Prizreni, qyteti historik dhe kulturor, në të cilin u vizituan monumentet kryesore si Lidhja e Prizrenit, xhamitë, kisha ortodokse dhe kisha katolike.

Këto vende janë dëshmi e trashëgimisë së pasur multikulturale të qytetit dhe simbol i harmonisë ndërfetar që karakterizon Prizrenin dhe Kosovën në përgjithësi.

Share: