Po vazhdon regjistrimi i studentëve të rinj në AAB

13 Gusht 2024

Studimet janë një nga etapat më të rëndësishme jetësore.

Almisa është e apasionuar pas kujdesit shëndetësor dhe ka zgjedhur të ndjekë programin tonë të Infermierisë për të zhvilluar aftësi të avancuara dhe për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit në komunitet.

Diellza dhe Erza Caraku dy motra të talentuara do të ndjekin programin Gjuhë Angleze për të përvetësuar njohuri dhe avancim profesional në mësimdhënie dhe përkthim.

Edita do të fillojë studimet në programin e Stomatologjisë, duke synuar të bëhet një profesioniste e kualifikuar në fushën e shëndetit oral.

Leonita do të ndjekë programin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë për t’u zhvilluar në media dhe komunikim, si dhe do të kontribuojë në raportimin e saktë dhe të efektshëm të ngjarjeve dhe informacioneve.

Kolegji AAB mirëpret secilin maturant që ta bëjë zgjedhjen që garanton të ardhme të suksesshme!

Afati për aplikim po vazhdon të jetë i hapur!

Apliko online: https://aab-edu.net/apliko-online/

+383 (0) 48 999 006

Share: