Prezantohen produktet e projektit studentor “PRO NGO” nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

21 Qershor 2024

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të angazhuar në projektin studentor “PRO NGO”, sot kanë prezantuar punën e tyre të krijuar gjatë muajve të fundit.

Projekti “PRO NGO”, me student udhëheqës Freskim Shabani dhe mentor profesor Ersan Hamdiu, ka pasur për qëllim që t’iu mundësoj OJQ-ve dhe klubeve vendore krijimin e webfaqeve informuese, në mënyrë që ndjekësit të dinë më shumë rreth veprimtarisë së tyre.

Organizatat përfituese nga ky projekt ishin: OJQ “Assist Kosovo”, Organizata për Mbrojtjen e Ambientit “Kaça”, OJQ “Inner Child”, Klubi Futbollistik “Ferizaji”, Klubi i Notit Ferizaj dhe Klubi i Çiklizmit “Vjosa” Shtime.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave dhe klubeve u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet e studentëve, si dhe me bashkëpunimin që kanë pasur me ta, duke i falënderuar për transparencën, konsistencën dhe webfaqet e krijuara.

Ata poashtu u shprehën se kjo iniciativë jo vetëm që i ka ndihmuar ata të zgjerojnë komunikimin e tyre me publikun, por gjithashtu ka përforcuar ndërlidhjen mes akademisë dhe organizatave që punojnë për të mirën e përbashkët të shoqërisë.

Zyrtarja për projekte Erëza Mehmeti, dekani Jusuf Qarkaxhija dhe profesori Ersan Hamdiu falënderuan studentët dhe organizatat për angazhimin dhe vullnetin e treguar, me shpresën se kjo punë do ju shërbej në bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ky projekt është monitoruar nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve dhe është mbështetur financiarisht nga Kolegji AAB.

Share: