Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Dr. Aida Alla do të marrë pjesë në javën e trajnimit në Universitetin e Masaryk-ut në Çeki në kuadër të parneritetit mes Kolegjit AAB, Universitetit të Masaryk-ut dhe Erasmus+. Në kuadër të këtij trajnimi në të cilin do të marrin pjesë rreth 50 profesorë universitetesh, në fokus është avancimi i aftësive menaxheriale në nivel fakulteti. Temat kryesore që do të trajtohen në këtë trajnim janë: menaxhimi i projekteve, mobiliteti i studentëve, marrëdhëniet me publikun, aplikimi i sistemit dixhital në mësimdhënie, manaxhimi i qendrave të gjuhëve, qasja për studentët me nevoja të veçanta etj. Prof. Aida do të prezantojë praktikat e mira në Fakultetin e Gjuhës Angleze por edhe do t’i shpalos njohuritë e reja me kolegët e tjerë në Kolegjin AAB.