Prof. Dr. Steve H. Hanke nderohet me titullin “Profesor Nderi” nga Kolegji AAB

8 Maj 2025

Rektori i Kolegjit AAB prof.dr.sc. Blerim Olluri ka ndarë titullin “Profesor Nderi” për prof.dr. Steve H. Hanke.

Ky titull iu dha z.Hanke për kontributet e tij të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë, mësimdhënies dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët.

Prof.dr. Steve H. Hanke është profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin “John Hopkins”, Baltimore, ndërsa për dy vite ka shërbyer si këshilltar për çështje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të presidentit Reagan.

Share: