Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe koordinatorja për Sigurimin e Cilësisë Aida Thaqi, ka marrë pjesë në simpoziumin e organizuar nga Universiteti i Stokholmit.
Tema e këtij simpoziumi ishte “Transdisciplinary Potentials of Spectral Landscapes: Bridging Space, Memory and Language”, ndërsa profesoresha Thaqi mori pjesë me prezantimin “Women’s rights activist tackling of absence in Kosovar society: reflections on practice and research”, ku diskutoi rreth përdorimit të gjuhës si mjet për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë.
Në këtë simpozium morën pjesë hulumtues të njohur nga mbarë bota, andaj kjo shërbeu si një përvojë shumë e dobishme për profesoreshën që vendet pjesëmarrëse të njohin trajtimin e çështjeve të ngjashme në Kosovë.