Profesoresha e Kolegjit AAB Marika Butskhrikidze ftohet si ligjëruese në Shkollën Verore të Tbilisi

19 Shtator 2024

Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Marika Butskhrikidze, ka marrë pjesë në Shkollën Verore të Tbilisi në Gjeorgji. Ajo ishte e ftuar si ligjëruese në këtë organizim të Universitetit të Tbilisit “Ivane Javakhishvilli”.

Tema e ligjëratës ishte “Word Boundary Markers (A cross – linguistic perspective). Pjesëmarrja në organizime të universiteteve ndërkombëtare ndihmon në forcimin e raporteve mes institucioneve të arsimit të lartë, gjithashtu edhe krijimin e lidhjeve të reja me të pranishëm të shumtë.

Share: