Profesoresha e Kolegjit AAB Diana Qarkaxhija njëherazi drejtoreshë e Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI), ka marrë pjesë në një takim që u zhvillua në Drejtorinë Komunale për Arsim në Fushë Kosovë, në mesin e shumë përfaqësuesve të bizneseve, shkollave dhe komunës.
Tema e këtij takimi ishte “Rritja e bashkëpunimit/masat e rritjes së numrit të kompanive bashkëpunuese me IAAP për realizimin e Mësimit në Vendin e Punës / Dual”.
Të pranishëm të tjerë në këtë takim ishin: Enver Osdautaj – trajner dhe mbikqyrës i instrumenteve të shkollave për realizimin e MVP / përfaqësues nga MASHT, Fatlum Berisha – Drejtor i DKA-së në Fushë Kosovë, Ekrem Berjani – drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Fushë Kosovë, Ukshin Uka – Drejtor i SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina”, Teuta Llukaj- përfaqësuese e Odës Ekonomike, Avni Arifi – përfaqësues i MOB-IN – it.