Profesoresha e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB dhe trajnerja e Kombëtares së Kosovës në beach volley Vildane Jashari, ka arritur të fitojë titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë. Kosova është përfaqësuar në Kampionatin Ballkanik U22 në beachvolley për femra, i cili po mbahet në Shtip të Maqedonisë së Veriut, nga dyshja Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari të udhëhequra nga trajnerja Vildane Jashari.
Në këtë turne ku Kosova u shpall kampion në krye me trajneren dhe prof. Vildane Jasharin, ishin pjesëmarrëse 9 ekipe nga 5 shtete të ndryshme ballkanike si: Maqedonia e Veriut, Kosova, Rumania, Serbia dhe Turqia.