Profesoresha Gresa Shaqiri përfaqëson Kolegjin AAB në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Poloni

27 Maj 2025

Është mbajtur Java Ndërkombëtare e Stafit e organizuar nga Universiteti i Lodz-it në Poloni, ku mori pjesë profesoresha e Fakultetit të Administratës Publike Gresa Shaqiri.

Në këtë javë kanë marrë pjesë profesionistë nga 16 vende të ndryshme të botës si: Gjermania, Italia, Greqia, Estonia, Latvia, Lituania, Shqipëria, Kazakhistani, Gjeorgjia, Turqia, Afrika e Jugut, Hungaria, Holanda, dhe Portugalia.

Punëtoritë gjatë kësaj jave u fokusuan në tema si promovimi i Universitetit në rrjete sociale, ribrendimi i universitetit, Inteligjenca Artificiale në institucionet e arsimit të lartë, aspektet ligjore të pranimeve të studentëve ndërkombëtare, njohja e kredencialeve, si dhe hartimi dhe zbatimi i strategjive të ndërkombëtarizimit.

Shaqiri, e cilësoi nder dhe kënaqësi përfaqësimin e Kolegjit AAB në këtë javë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë që ka për zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërkombëtarizimit të institucionit.

Share: