Profesoresha nga New York mban ligjëratë për studentët e Infermierisë në AAB

20 Mars 2025

Allison Squires, profesoreshë e Infermierisë dhe Mjekësisë në Universitetin e New York, ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB.

Tema e ligjëratës ishte “Global Health”, ku u trajtuan pika të ndryshme për shëndetin global, sfida dhestrategji për përmirësimin e kësaj çështje. Squires, njoftoi studentët me përkufizimet rreth shëndetit global dhe rëndësinë që ka në ekonomi, shoqëri dhe fusha të tjera.

Gjithashtu ajo foli edhe për aktorët kryesorë në shëndetin global, faktorët që ndikojnë dhe cilat rrugë duhen ndjekur për përmirësimin e shëndetit global.

Studentët patën rastin të zhvillojnë diskutim të hapur rreth mendimeve të tyre mbi sfidat më kyçe dhe zgjidhjet e mundshme për këtë temë.

Share: