Sot në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, profesoresha nga Universiteti Koç Gülfer Göze në Turqi, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Tema e ligjëratës ishte “Academic vs non-academic writing”, ku u diskutua për gjuhën angleze në kontekstin social dhe kontekstin akademik.
Përveç ligjëratës, studentët patën edhe disa ushtrime në të cilat morën pjesë që ndërlidheshin me gjuhën akademike, ndërsa patën rastin të punojnë edhe si grup për të dhënë secili idetë dhe angazhimin e tyre.