Assoc. Prof. Dr Mira Bekar ka mbajtur një ligjëratë me studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës “Diploma thesis writing”. Tema e kësaj ligjërate ishte “Rhetorical Devices in Academic Writing”, ndërsa studentët shfaqën interesimin e tyre duke diskutuar ndërkohë me profesoreshën Bekar për metodat e shkrimit akademik dhe praktikimin e tyre. Dr. Mira Beka është profesoreshë e asociuar e gjuhësisë së aplikuar në Ss. Cyril and Methodius University në Shkup.
Ajo ka punuar me studentë maqedonas dhe ndërkombëtar si në Maqedoni ashtu edhe në SHBA.