Universiteti Radboud në Holandë ka organizuar një kurs intensiv në R dhe Machine Learning, ku morën pjesë dy profesoreshat Arlinda Gashi dhe Gresa Shaqiri.
Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit që kanë Kolegji AAB dhe Universiteti Radboud, me përkrahje nga Erasmus+.
Gjatë kësaj vizite Arlinda dhe Gresa patën mundësinë që të angazhohen në ligjërata teorike dhe sesione praktike, duke siguruar njohuri të avancuara në analizën e të dhënave dhe në aplikimin e metodave të kërkimit shkencor.