Profesoreshat nga NLA University në Norvegji mbajnë ligjëratë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

20 Maj 2025

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të mbajtur nga profesoreshat Solveig Omland dhe Katrine Mellingen Bjerke, nga Universiteti NLA në Norvegji. Tema e ligjëratës u fokusua në diversitetin kulturor dhe rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve etnike në jetën sociale norvegjeze.

Nëpërmjet një filmi të shkurtër, studnetët u njohën me mënyrat se si emigrantët ndërveprojnë me kulturën norvegjeze dhe si i kapërcejnë sfidat që lidhen me dallimet kulturore. Pas filmit, profesoreshat udhëhoqën një diskutim të hapur me studentët, ku u trajtuan çështje që lidhen me sistemin social norvegjez dhe rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Studentët morën pjesë aktivisht në diskutim, duke ndarë mendimet dhe përvojat e tyre mbi integrimin dhe rëndësinë e mirëkuptimit kulturor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

Share: