Profesoreshat nga Universiteti Gdansk në Poloni zhvillojnë ligjërata dhe vizita në Kolegjin AAB

30 Prill 2025

Në kuadër të programit Erasmus+, profesoreshat Małgorzata Balwicka-Szczyrba dhe Beata Kowalcz, nga Universiteti Gdansk në Poloni po zhvillojnë ligjërata në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Temat e ligjëratave ndërlidhen kryesisht me fushën e të drejtës familjare dhe kontrollit të duhanit, dy aspekte të rëndësishme të së drejtës bashkëkohore.

Gjatë vizitës së tyre, profesoreshat kanë ndarë përvojat e tyre lidhur me organizimin e programeve studimore dhe kanë thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Share: