Profesorët e Fakultetit të Komunikimit Masiv zhvillojnë takime me profesorët pjesëmarrës në Javën Ndërkombëtare të Stafit

17 Maj 2024

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB,  profesorët e Fakultetit të Komunikimit Masiv Hasan Saliu dhe Gazmend Abrashi, zhvilluan takime me profesorët Andrea Miconi nga Universiteti IULM në Milano, si dhe Dejan Gluvačević nga Universiteti Edward Bernays në Zagreb.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të gjenden modalitete për shkëmbime të stafit dhe studentëve, të organizohen konferenca dhe të aplikohet për projekte shkencore.

Profesori Hasan Saliu, i njoftoj gjatë takimit të ftuarit për organizimin e konferencës shkencore, që do të mbahet me 14 qershor, për të cilën të dy profesorët shprehën gatishmërinë për pjesëmarrje dhe njoftim të stafit të universiteteve të tyre.

Share: