Është mbajtur edicioni i dytë i Konferencës Ndërkombëtare nga Positive Schools and Well-Being Congress, me temën “Të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mirëqenia në një botë të digjitalizuar” në Qipro, ku morën pjesë profesorët Elissa Mollëkuqe dhe Shasivar Rexhepi nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Ata sollën studimin e tyre “Encrypted Vehicle Insight: A Specialized Application for Secure Vehicle Diagnosis Using .NET MAUI”, që ndërlidhet me një aplikacion inovativ për diagnostikimin e automjeteve personale, duke përdorur platformën .NET MAUI. Aplikacioni ofron verifikimin e kilometrave, rivendosjen e gabimeve dhe paralajmërimeve, si dhe një sistem intuitiv të kategorizimit të kodeve të gabimeve, duke siguruar një përvojë të lartë përdoruesi.
Kjo konferencë kishte për qëllim të mbledh akademikë dhe profesionistë nga disiplina të ndryshme për të diskutuar dhe ndarë studimet e tyre origjinale që lidhen me mirëqenien dhe botën digjitale. Gjatë saj u trajtuan një gamë e gjerë temash që përfshinin: matematikën, kompjuterikën, menaxhimin dhe planifikimin arsimor, teknologjinë, mësimin në distancë dhe shumë fusha të tjera.