Profesorët e Kolegjit AAB pjesë e projektit për shkëmbimin e stafit akademik përmes Erasmus+

27 Nëntor 2023

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB Venera Llunji, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja dhe profesori i Fakultetit Ekonomik Donat Rexha do të jenë pjesë e projektit për shkëmbim të stafit akdemik përmes Erasmus+ në Universitetin Masaryk në Brno të Çekisë.

Ata do të qëndrojnë një javë në këtë universitet dhe do mbajnë ligjërata e takime me studentët dhe me stafin akademik të këtij institucioni.

Prorektorja Llunji do të zhvillojë takime me homologët e saj në Universitetin Masaryk ku do të ndajnë përvojat nga dy institucionet e arsimit të lartë.

Kolegji AAB dhe Universiteti Masaryk janë partnerë për vite me radhë përmes projekteve të Erasmus+, nga të cilat shumë studentë dhe anëtarë të stafit akademik kanë përfituar në shkëmbime.

Share: