Profesorët e Kolegjit AAB pjesëmarrës në trajnim ndërkulturor në Bukuresht, përmes programit Erasmus+

14 Korrik 2025

Prof. Ass. Dr. Hysen Kasumi, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale në fushën e Pedagogjisë, dhe Prof. Mentor Lecaj, përfaqësuan Kolegjin AAB në një trajnim ndërkulturor të mbajtur në American Romanian University në Bukuresht, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+.

Trajnimi profesional u zhvillua në formën e një programi intensiv akademik me temën “Përgatitja e studentëve në një ambient ndërkulturor”, me fokus në përmirësimin e qasjeve pedagogjike dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Prof. Kasumi dhe Prof. Lecaj morën pjesë në sesione të shumta trajnuese që trajtonin zhvillimin profesional të stafit akademik dhe integrimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies në kontekste ndërkulturore. Temat kryesore përfshinë: përgatitjen e studentëve për tregun global të punës, krijimin e klasave interaktive, si dhe rëndësinë e ndjeshmërisë kulturore në procesin edukativ.

Në kuadër të këtij trajnimi, profesorët e AAB-së patën gjithashtu takime strategjike me përfaqësues të menaxhmentit të universitetit nikoqir dhe me institucione të tjera partnere nga vende të ndryshme evropiane. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të reja, të cilat do të përfshijnë projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve, si dhe aktivitete ndërinstitucionale që përkrahin ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Kolegji AAB vazhdon të investojë në ngritjen profesionale të stafit dhe të zgjerojë bashkëpunimet ndërkombëtare në funksion të ofrimit të një arsimi bashkëkohor dhe konkurrues.

Share: