Prof.Dr. Bahtijar Kryeziu ka zhvilluar një ligjëratë me studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, në kuadër të lëndës “Kultura e gjuhës II”.
Ligjërata u përqendrua kryesisht rreth disa shprehjeve e fjalive të palogjikshme të përdorur në ligjërimin e lidhur (të folur e të shkruar) në masmediat tona, por edhe në jetën e përditshme.
Në fund të ligjëratës, u zhvillua një diskutim, mbështetur në pyetjet që parashtronin studentet. Prof. Kryeziu, përveç përgjigjeve që dha u fascinua nga interesimi i madh i studenteve.