Është publikuar punimi shkencor “The role of human factors in cyber defense and proposing effective programs for employees”, si rezultat i bashkëpunimit mes profesorit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Ersan Hamdiu dhe tri studenteve nga ky fakultet. Studentet janë: Elona Mema, Matilda Duraj dhe Arlinda Sallahaj nga viti i tretë në programin Siguri Kibernetike. Ky punim është prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare që u mbajt në Stamboll të Turqisë “Hagia
Sophia 6 th International Conference on multidisciplinary scientific studies”. Punimi u realizua në kuadër të lëndës “Projekt” e udhëhequr nga profesori Ersan Hamdiu, i cili analizon rolin e faktorit njerëzor në sigurinë kibernetike në përgjithësi.
Gjithashtu trajton edhe mënyrat se si mund të mbrojmë veten dhe komunitetin tonë ndaj sulmeve të ndryshme kibernetike që rezultojnë të jenë shumë të dëmshme.