Profesori i Fakultetit Ekonomik Donat Rexha mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies në Rumani, përmes Erasmus+, organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Rumanisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi akademik, pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare të mësimdhënies në arsimin e lartë dhe mbajtja e ligjëratave për studentët e këtij universiteti.
Profesori Donat Rexha mbajti ligjëratë me grupet e ndryshme te studentët e Fakultetit Ekonomik, ku trajtoi temën aktuale “Zhvillimi Ekonomik dhe Barazia Gjinore”, e cila u prit me interes nga studentët pasi adreson një nga fenomenet më të rëndësishme me të cilat përballen shumica e shteteve.
Përveç ligjërimeve dhe prezantimeve, Rexha zhvilloi edhe takime me stafin akademik të universitetit, përfshirë dekanen e Fakultetit Ekonomik, prof. Camelia M. Gheorghe, me të cilën diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe Universitetit Ndërkombëtar të Rumanisë.