Nga data 14 deri më 18 tetor 2024, profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Fatmir Ramadani, mori pjesë në CEEPUS Week në Universitetin e Grazit në Austri, organizuar nga Qendra për Studime InterAmerikane. Gjatë kësaj jave të pasur me aktivitete akademike, profesori Ramadani bashkëpunoi me profesorë nga universitete të ndryshme evropiane, përfshirë Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Sllovakinë, Çekinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, duke mbajtur një seri ligjëratash për studentët e Universitetit të Grazit.
Si përfaqësues i vetëm nga Kosova në këtë event, profesori Ramadani trajtoi temën “Homeland and America in the work of Anzia Yezierska.” Ai solli një qasje të veçantë, duke ndërlidhur përvojën e autores me sfidat e arsimit në Kosovë gjatë kohës së okupimit, gjë që ngjalli interes të madh tek studentët dhe kolegët ndërkombëtarë.
Diskutimet gjatë kësaj jave rezultuan në ide të frytshme për bashkëpunime të ardhshme akademike dhe vizita të ndërsjella, me propozime konkrete që priten të realizohen në vijim të këtij viti akademik.