Profesori i Fakultetit Juridik Mensut Ademi merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kroaci

28 Tetor 2024

Profesori i Fakultetit Juridik Mensut Ademi është duke marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kroaci, i organizuar nga Instituti për Hulumtime mbi Luftën Hibride, Shoqata St. George dhe Universiteti për Mbrojtje dhe Siguri “Dr. Franjo Tuđman”, me mbështetje nga Fondacioni Konrad Adenauer – Zyra për Kroacinë dhe Slloveninë.
Ky forum është i fokusuar në parandalimin e përhapjes së ndikimit rus, kinez dhe iranian përmes spiunazhit, dezinformimit dhe ndërhyrjeve kibernetike.
Në kuadër të këtij forumi profesori Ademi ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të akademisë ushtarake kroate, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë Gordan Grlić Radman, si dhe me përfaqësues të ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë.
Përveç tyre, ai ka pasur mundësinë të bashkëbisedoj me organizata të ndryshme dhe institute që merren me hulumtime në fushën e sigurisë.
Ky forum është një platformë e rëndësishme që mbledh ekspertë dhe përfaqësues nga fusha të ndryshme të sigurisë ndërkombëtare, për të diskutuar çështje si bashkëpunimi midis NATO-s dhe BE-së, mbrojtja e infrastrukturave kritike, dhe kërcënimet hibride.

Share: