Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pjesëmarrës në konferencën shkencore të Universitetit të Sorbonës

13 Shtator 2024

Profesori Bujar Rushiti, ligjërues në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të titulluar “Langues & Langage à la croisée des Disciplines”, e organizuar nga  Sorbonne Université në Paris nga data 09 deri me 12 shtator 2024.
Rushiti prezantoi punimin me titull “The discourse markers vallë and a thua in albanian”. Ky punim ofron diskutimin dhe analizën e parë të thelluar të shenjuesve të diskursit “vallë” dhe “a thua” në gjuhën shqipe. Prezantimi nxiti interes te hulumtuesit e tjerë dhe u pasua me pyetje prej tyre.
Pjesëmarrje të tilla i kontribuojnë rrjetëzimit midis profesorëve të Kolegjit AAB dhe atyre ndërkombëtarë.

Për më shumë, klikoni në linkun e konferencës:
https://llcd2024.sciencesconf.org/data/Programme_08092024.pdf?fbclid=IwY2xjawFPiXxleHRuA2FlbQIx
MAABHXpK3i6J1jJZf2EVNivRcNC2nC5pRq6954l-2RGwrIO_uNA0UvwAryNNBg_aem_HXtejTLBJFzkM-
151dSlew

Share: