Si pjesë e shkëmbimit të stafit profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Samir Jakupi, ishte gjithashtu pjesë e një trajnimi në Radboud University të Holandës.
Trajnimi “Getting started with R: An introduction to data analysis” udhëhiqej nga profesori Thomas Niederkofler, duke trajtuar në detaje një nga temat që përkon me teknologjinë dhe në përgjithësi me shkencat kompjuterike.
Shkëmbimi i stafit financohet nga programi Erasmus+, falë bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me Radboud University.