Profesori i Kolegjit AAB Isuf Jahmurataj realizon vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

28 Tetor 2024

Profesori i Fakultetit Juridik Isuf Jahmurataj njëherazi figurë e njohur në fushën e drejtësisë, ka zhvilluar vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus në temën “Ndërmjetësimi pjesë e sistemit dhe fakultetet juridike”.
Kjo vizitë i ofroi profesorit Jahmurataj një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar rolin e ndërmjetësimit në sistemin juridik dhe për të integruar këto përvoja në procesin mësimor të studentëve tanë.
Gjatë qëndrimit të tij në Washington profesori Jahmurataj realizoi vizita të shumta në Divizionin e Zgjidhjes së Mosmarrëveshje, Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, takime në Grupin Ndërinstitucional të Punës për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve, JAMS në New York etj. Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e njohurive dhe praktikave në fushën e drejtësisë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e kurrikulës në Fakultetin Juridik.

Share: