Profesori i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Mensut Ademi, po merr pjesë në konferencën vjetore të Unionit të Fakulteteve Juridike të Evropës (European Law Faculties Associations – ELFA), në cilësinë e koordinatorit.
Kjo konferencë është zhvilluar nga data 12 deri me 14 prill, në Lausanne të Zvicrës. Me këtë rast profesori Ademi ka zhvilluar edhe takime me dekanë dhe koordinatorë të universiteteve anëtare të ELFA-së, ku është anëtar edhe Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB.
Fokusi i këtyre takimeve ishte koordinimi për marrëveshje të përbashkëta për pjesëmarrje në programet Erasmus, por edhe bashkëpunime tjera mes fakulteteve juridike të universiteteve të Evropës.