Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Ridvan Bunjaku, është duke marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Universiteti Bahçesehir në Stamboll.
Kjo konferencë, fokusohet kryesisht në nxitjen e bashkëpunimit midis specialistëve të mbledhjes së të dhënave në laboratorë, ekspertëve të procesimit të imazheve dhe studiuesve të Inteligjencës Artificiale, duke synuar të bashkëbisedohen pengesat e vazhdueshme kërkimore që kërkojnë zgjidhje të automatizuara.
Gjatë konferencës me hulumtues dhe ekspertë nga shtete të ndryshme të botës si Meksika, Indonezia, Turqia, Britania e Madhe dhe Shqipëria, Bunjaku ka bërë një prezantim me temën “Advancing Interdisciplinary Methodologies in Machine Learning and Big Data Analytics: A Journey of Integration and Innovation”.