Profesori i universitetit slloven pjesë e “Guest Speaker” të Kolegjit AAB

23 Dhjetor 2022

Profesori në “Nova University” të Sllovenisë, David Bogataj përmes një lidhje online ka folur me studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, në lidhje me temën “Menaxhimi i resurseve njerëzore në shoqëritë e moshuara”. Bogataj, tha se plakja e popullsisë evropiane po nxit kërkesën për kujdes shëndetësor dhe shërbime të kujdesit social, duke bërë që shpenzimet publike për shërbimet e kujdesit afatgjatë të PBB-ve të vendeve anëtarë të BE-së, pritet të dyfishohen në gjysmën e shekullit të ardhshëm. Gjatë ligjëratës me prof.

Bogataj, u paraqit modeli i zvogëlimit të shumëfishtë i cili mund të përdoret për projeksione afatgjata të numrit të njerëzve, të varur nga ndihma e të tjerëve.

Studentët e pranishëm përmes pyetjeve të parashtruara, patën rastin të mësojnë statistika dhe të dhëna të ndryshme nga tema e trajtuar.

Share: