Eksperti i semiotikës Prof. Dr. Bujar Hoxha, ka mbajtur një ligjëratë të hapur për studentët e nivelit master të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB. Tema e ligjëratës nga Hoxha që është profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu autor i disa librave dhe punimeve shkencore ishte “Qasjet kryesore të metodës semiotike dhe aplikimi i saj në shprehjet artistike”.
Hoxha, u fokusua në rëndësinë e semiotikës në procesin kognitiv dhe interpretimin e kuptimit nga këndvështrimi i semiotikës.
Vizita e profesorëve dhe ligjëratat e tyre në Kolegjin AAB, janë çdoherë të mirëpritura nga studentët pasi u japin mundësinë atyre të mësojnë për tema të caktuara, nga këndvështrime të ndryshme dhe në veçanti nga ekspertë të njohur.