Profesori Yuji Yamada nga Japonia mban ligjëratë në Kolegjin AAB

20 Qershor 2024

Për të folur rreth kulturës dhe historisë së ninxhave në Japoni, profesori Yuji Yamada ka mbajtur ligjëratë në Kolegjin AAB, në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Në këtë ligjëratë atraktive morën pjesë një numër i madh studentësh, ndërsa panë prezantimin që z. Yamada solli për ta.

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në ligjëratë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ambasadën e Japonisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucionit tonë dhe ambasadës ka qenë shembullor dhe sot ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të mrekullueshëm në partneritetin tonë. Ne jemi të nderuar të presim profesorin Yuji Yamada për leksionin e tij të titulluar “Unmasking the Ninja”. Kjo ngjarje tregon përkushtimin tonë për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin akademik. Gjithashtu thekson lidhjet e pasura kulturore midis Japonisë dhe Kosovës”, tha Olluri.

Prezantimi nga profesori Yamada përfshinte shpjegimet në detaje se çka janë ninxhat, fillet e përdorimit të këtij termi, paraqitjen e tyre të parë etj. Gjithashtu për të pranishmit ai foli edhe rreth përdorimit të termit “ninxha” në botë, si në filma, seriale ose hapësira të ndryshme mediatike.

Share: