Për nder të festës së Krishtlindjeve në Kolegjin AAB, në një atmosferë solemne u shtrua Tryeza e përbashkët e një mëngjesi gjerman nga Programi për Karrierë dhe Punësim.
Tryeza e mëngjesit gjerman u organizua për studentët të cilët kanë nënshkruar kontratat e punës në Gjermani, e të cilët po ndjekin mësimet e gjuhës gjermane që po mbahen në Kolegjin AAB.
Studentët shijuan ushqimet e një mëngjesi tipik gjerman, ku mësuan emrin në gjuhën gjermane të secilit ushqim të ofruar nga organizatori i kësaj tryeze.
Gjatë gjithë kohës mbretëroi një atmosferë e këndshme, një bisedë e ndërsjellë dhe shprehje e kënaqësisë për mbarëvajtjen e këtij programi.