Projekti “EDU-LAB” miratohet për financim nga Bashkimi Evropian nën programin Horizon Research and Innovation Actions!

19 Shtator 2024

Projekti synon të adresojë sfidat dhe mundësitë e të rinjve evropianë në tranzicionet e tyre nga arsimi dhe trajnimi (E&T) drejt tregut të punës, duke u përqendruar te barazia, përfshirja dhe pjesëmarrja e tyre në edukim dhe profesion. Kjo nismë do të shqyrtojë sistematikisht faktorët kryesorë që ndikojnë në rrugët dhe zgjedhjet e të rinjve të moshës 15-30 vjeç, duke përfshirë arsimin e përgjithshëm dhe profesional (ISCED nivelet 3-8), si dhe kalimet e tyre drejt punësimit.  

Objektivat kryesore të projektit janë:

Partnerët kryesorë të projektit janë:

  1. CEASS – Center for Comparative Eurasian Studies and Surveys, Austria
  2. NKUA – National and Kapodistrian University of Athens, Greqi
  3. Lusófona CeiED – Lusófona University, Lisbon and Porto, Portugali
  4. evalag – Evaluation Agency Baden-Württemberg, Mannheim, Gjermani
  5. BambUni – Bamberg University, Gjermani
  6. AlmaLaurea – AlmaLaurea Interuniversity Consortium, Bologna, Itali
  7. AAB- Kolegji AAB, Kosovë
  8. BCU – Birmingham City University, Mbretëria e Bashkuar
  9. MGU – Maria Grzegorzewska University, Warsaw, Poloni
  10. UniGraz – University of Graz, Austri
  11. TAU – Tampere University, Finlandë

Këto institucione do të bashkëpunojnë për të siguruar që projekti EDU-LAB të arrijë një ndikim  në përmirësimin e sistemeve arsimore dhe të tregut të punës për të rinjtë, duke u ofruar atyre mundësi më të mira për zhvillim personal dhe profesional.  

Kolegji AAB është krenar që do të luajë një rol kyç në realizimin e aktiviteteve të këtij projekti, duke punuar ngushtë me partnerët për të promovuar një arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë në të gjithë Europën. 

Shënim: Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

Share: