Prorektori i Kolegjit AAB, Hasan Saliu, është recensenti (reviewer) i parë në Kosovë nga studiuesit e punësuar në institucionet e vendit.
Sipas Web of Science (WoS) e cila indekson revistat elitare shkencore në botë, Saliu deri më tani ka 91 recensione të verifikuara në revistat Q1 dhe Q2, duke e vendosur atë në krye të listës se vlerësuesve (peer reviewers) të artikujve shkencorë në revistat e indeksuara në WoS dhe Scopus. Këto vlerësime të artikujve shkencorë ai i ka realizuar për botuesit e njohur si: Elsevier, Sage, Taylor & Francis etj.
Prof. Asoc Dr. Hasan Saliu është studiues i mediave dhe komunikimeve, ndërsa aktualisht shërben si prorektor për kërkim shkencor në Kolegjin AAB. Ai deri më tani ka 14 punime të publikuara si autor i parë në revistat në Scopus e WoS, duke qenë njëherësh edhe studiuesi shqiptar me më shumë punime në fushën e tij.