Prorektorja dhe profesori i Kolegjit AAB folës kryesorë në konferencën e organizuar nga VIT BhopalUniversity në Indi

22 Nëntor 2024

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar të mirëfilltë, prorektorja Venera Llunji dhe profesori Jeton Kelmendi ishin folës kryesorë në konferencën “Humanities and Beyond Humanities,” të organizuar nga VIT Bhopal University, Kolegji AAB dhe Emerald Publishings.
Prorektorja Llunji theksoi rëndësinë kritike të disiplinave humane si: gjuhës, letërsisë, medias dhe studimeve të menaxhimit në përballimin e kompleksiteteve të shekullit 21. Ajo vlerësoi partneritetin ndërmjet Kolegjit AAB dhe VIT Bhopal, duke theksuar se ky bashkëpunim kapërcen kufijtë gjeografik për të nxitur inovacionin dhe dialogun ndërkulturor.
Profesori Kelmendi përmendi fuqinë transformuese të shkencave humane në adresimin e kompleksiteteve të botës moderne. Ai vuri në dukje se disiplina si letërsia, gjuha dhe media nuk janë thjesht përpjekje akademike, por mjete thelbësore për të nxitur empatinë, mendimin kritik dhe mirëkuptimin global.
Duke u mbështetur në shembuj nga përvoja e tij akademike, ai nxiti pjesëmarrësit që të shohin shkencat humane si një forcë jetike për rritjen personale dhe avancimin shoqëror.

Share: