Prorektorja Venera Llunji dhe dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj marrin pjesë në tryezën eorganizuar nga Misioni i OSBE’së në Kosovë

22 Nëntor 2024

Misioni i OSBE’së në Kosovë ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temën “Promovimi i mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet studentëve”, ku të ftuar ishin prorektorja Venera Llunji dhe dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj.
Tryeza e rrumbullakët kishte për qëllim të eksploronte strategji për përmirësimin e mirëkuptimit mes studentëve me identitete të ndryshme fetare, duke theksuar rolin e arsimit në ndërtimin e urave dhe kultivimin e respektit të ndërsjellë.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues fetarë për të diskutuar rëndësinë e dialogut ndërfetar në ambientet arsimore dhe akademike.
Ky bashkëpunim me OSBE-në nënvizon përkushtimin e Kolegjit AAB për promovimin e dialogut, tolerancës dhe harmonisë ndërmjet të gjithë anëtarëve të shoqërisë, duke fuqizuar studentët të angazhohen në ndërveprime respektuese dhe kuptimplota, pavarësisht besimeve apo etnisë së tyre.

Share: