Universiteti Kadri Zeka në Gjilan ka organizuar një konferencë ku ishin të ftuara edhe prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe drejtoresha e Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI) Diana Qarkaxhija.
Llunji, foli në emër të AAB-së duke theksuar rolin e institucionit dhe kontributin e dhënë në aspektin shkencor dhe social për vendin.
Ndër të tjera ajo përmendi edhe rëndësinë e institucioneve të arsimit të lartë në përgjithësi në kohët moderne, bashkë me sfidat nëpër të cilat kalojnë ato.
Ndërsa Qarkaxhija zhvilloi takim me prorektoren për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Voglushe Kurteshi, për të biseduar rreth trajnimeve të përbashkëta mes stafit akademik dhe administrativ nga dy institucionet.