Prorektorja Venera Llunji mban sesion prezantues për Kolegjin AAB në Javën Ndërkombëtare të Stafit

14 Maj 2024

Në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Stafit, prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, përmes një sesioni prezantues ka informuar pjesëmarrësit për Kolegjin AAB.

Në këtë prezantim janë përfshirë programet e studimit që ofrohen, bashkëpunimet me universitete ndërkombëtare, rëndësinë e shkëmbimeve dhe bashkëpunimin në fushën e hulumtimit dhe botimit.

Pas prezantimit u mbajt tryezë diskutimi, ku u fol për ndërkombëtarizimin si mënyrë e avancimit të arsimit të lartë, si dhe arsyet përse partnerët aktual dhe institucionet e tjera ndërkombëtare duhet të bashkëpunojnë me Kolegjin AAB.

Të pranishmit u pajtuan që ndërkombëtarizimi ekspozon studentët dhe personelin akademik ndaj qasjeve të ndryshme, perspektivave, kulturave dhe mënyrave të ndryshme të të menduarit.

Share: