Për studentët e nivelit master të Fakultetit të Psikologjisë nga programi Shëndeti Mendor, psikiatrja Adelina Ahmeti Pronaj ka mbajtur një ligjëratë që ndërlidhej me fushën të cilën ata studiojnë.
Ajo ofroi një perspektivë teorike dhe ekspertizën e saj praktike mbi çrregullimet somatoforme, konferzionin, hipokondrinë dhe sëmundjen fiktive.
Studentët u ndanë të kënaqur me përvojat që solli psikiatrja në lidhje me trajtimin e çrregullimeve të lartpërmendura.