Në kuadër të lëndës “Metodat e Intervenimit Psikologjik” psikologu Fitim Uka ka mbajtur ligjëratë me
studentët e Fakultetit të Psikologjisë.
Ai prezantoi idetë e tij për qasjen e psikoterapisë së kohezionit të brendshëm, duke ndarë përvoja dhe njohuri të thelluara për ndërhyrjet terapeutike që synojnë forcimin e stabilitetit të brendshëm të
individit.
Ligjërata e tij u përcoll me shumë kureshtje nga studentët, duke nxitur diskutime dhe pyetje të shumta për rolin e kohezionit të brendshëm në procesin terapeutik dhe përmirësimin e mirëqenies mendore.